Vajza e regjisorit të njohur Steven Spielberg fejohet me një shqiptar (FOTO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:14 07-07-2020 Vajza e regjisorit të njohur Steven Spielberg fejohet me një shqiptar (FOTO)

Destry Allyn, vajza e regjisorit të njohur Steven Spielberg, është fejuar me aktorin shqiptar Genc Legrand.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë çifti përmes llogarive të tyre në Instagram, ku edhe kanë ndarë një foto me unazën në gisht.

“Jam e fejuar! Jam shumë e emocionuar që do ta jetoj jetën me mikun tim më të mirë! Kjo është dita më e bukur e jetës sime. Te dua shumë,” shkruan 23 vjeçarja në postimin dedikuar partnerit të saj.

Genc LeGrand, gjithashtu 23 vjeç, është me origjinë nga Tetova, por ka lindur në Zvicër. Për të ndjekur karrierën e tij në aktrim, ai u zhvendos në Los Anxhelos në SHBA, ku edhe u njoh me Destry në vitin 2017 .

Legrand ka bashkëpunuar me Steven Spielberg në filmin “West Side Story”, që pritet të dalë së shpejti në kinema.

regjiso.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010045051574707
array(1) { ["section"]=> string(81) "vajza-e-regjisorit-te-njohur-steven-spielberg-fejohet-me-nje-shqiptar-foto-213179" }