Vajza e tij ngjitur me ministrin e prekur nga koronavirus, a është infektuar Donald Trump? (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:45 13-03-2020 Vajza e tij ngjitur me ministrin e prekur nga koronavirus, a është infektuar Donald Trump? (FOTO)

Ministri i Punëve të Brendshme të Australisë, Peter Dutton ka dalë pozitiv në testin e koronavirusit.

Dutton tha se u zgjua të premten me temperaturë dhe dhimbje të fytit dhe menjëherë kontaktoi departamentin e shëndetësisë, raporton BBC.

Por në këtë foto të shkrepur 6 ditë më parë ministri shihet pranë Ivanka Trump vajzës së presidentit Donald Trump.

Ndërkohë shumë komentues të huaj kanë pyetur nëse Ivanka e ka bërë testin e koronavirusit. Po në të njëjtën kohë pyesin nëse duhet të testohet edhe presidenti Trump pasi edhe ai ka pasur kontakte me vazjën e tij, Ivankën e cila dyshohet të jetë infektuar. Asnjëri prej tyre ska bërë asnjë deklaratë për të dhënë detaje nëse e kanë kryer testin dhe si kanë rezultuar.

Kujtojmë se Trump nuk është testuar për koronavirus edhe pse më herët ai është vënë shpesh në kontakt të ngushtë me ligjvënës të shumtë, të cilët tani po vetë-karantinohen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096888542175293
array(1) { ["section"]=> string(100) "vajza-e-tij-ngjitur-me-ministrin-e-prekur-nga-koronavirus-a-eshte-infektuar-donald-trump-foto-198524" }