Kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kanë vizituar dje një familje bektashiane nga ku kanë uruar festën e Sulltan Novruzit.
Por, gjatë vizitës ka ndodhur një ‘incident’, vajza e vogël e familjes ka nxjerrë ‘sekretin’ e të atit para ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Ndërkohë që flisnin për policinë e shtetit, Tahiri ka pyetur vogëlushen nëse e vendos rripin e sigurimit kur udhëton me makinë dhe vogëlushja i është përgjigjur se nuk i pëlqen fare të vendosë rripin e sigurimit. Por, menjëherë pas përgjigjes për veten, vogëlushja ka vënë në ‘siklet’ Tahirin dhe babain e saj duke thënë në sy të të gjithëve se babi nuk e vendos rripin e sigurimit. Por gjithë këtë situatë që u kap edhe nga mediat Tahiri dhe familja e vogëlushes e kanë kaluar me të qeshura.