Vajza kishte vdekur 15 muaj më parë, e ëma dhe motra ia lyenin trupin me vaj. Flet kunati i Zhaneta Josifit: Shkova në shtëpi të takoja Anisën, por kunata më tha se...

Publikuar tek: aktualitet, më 10:59 03-07-2020 Vajza kishte vdekur 15 muaj më parë, e ëma dhe motra ia lyenin trupin me vaj. Flet kunati i Zhaneta Josifit: Shkova në shtëpi të takoja Anisën, por kunata më tha se... Nena me dy vajzat

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e djeshme pasi në Kombinat u gjetën të vrara, nënë e bijë Zhaneta dhe Anisa Josifi, të vetëflijuara me besimin se mund të ringjalleshin, kurse vajza tjetër Blerta Josifi është në spital nën kujdesin e mjekëve.

Flet kunati i Zhaneta Josif, i cili thotë se kishte një vit që nuk e takonte Anisën, vajzën e madhe e cila sipas ekspertizës ka 15 muaj që qëndronte në shtëpi e vdekur.

Kunati i saj ka thënë për gazetaren Dorjana Bezat që kunata me vajzën tjetër nuk e kishin lënë të takonte Anisën duke i thënë se nuk e kishte mbushur afatin për të dalë.

“Kishte një vit që nuk e takoja Anisën. Kur kam shkuar në shtëpi kunata dhe vajza tjëtër më kanë thënë që se ka mbushur ende afatin për të dalë dhe nëse unë do e shihja Anisën e ndëshkonte Zoti”, ka deklaruar kunati.

Sipas ekspertizës mjeko ligjore 33-vjeçarja Anisa Josifi ka ndërruar jetë 15 muaj më parë.

Trupi i Anisa Josifi ishte i dekompozuar, dhe për të kujdesej nëna me vajzën tjetër, duke e lyer me vaj dhe mbështjellë me shtroje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010390043258667
array(1) { ["section"]=> string(167) "vajza-kishte-vdekur-15-muaj-me-pare-e-ema-dhe-motra-ia-lyenin-trupin-me-vaj-flet-kunati-i-zhaneta-josifit-shkova-ne-shtepi-te-takoja-anisen-por-kunata-me-tha-se-212674" }