Në Tiranë, një vajzë 9 vjeçare humbi jetën ditën e parë të Vitit të Ri.
Sipas OraNews paraprakisht dyshohet se vogëlushja është helmuar nga ushqimet. Policia informon se vajza e identifikuar me inicialet E. S banonte në Kashar dhe ka humbur jetën në banesë rreth orës 20:00 të 1 janarit 2017.
“Paraprakisht dyshohet se është helmuar nga ushqimet. Po pritet të përfundojë ekspertiza e cila do përcaktojë shkakun e saktë të humbjes së jetës” informon policia. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.