Vajza që humbi familjen nga zjarri merr 195 mijë kartolina për Krishtlindje

Publikuar tek: bota, më 19:29 15-12-2015 Vajza që humbi familjen nga zjarri merr 195 mijë kartolina për Krishtlindje

Në vitin 2013 Sa’fyre Terry, humbi të atin dhe tre vëllezërit e saj më të vegjël nga një zjarr që gjithashtu e la atë me djegie në 75% të trupit duke i marrë dorën dhe këmbën e majtë.

 

Por këtë vit, 8 vjeçarja kishte një dëshirë të veçantë për Krishtlindje. Gjithçka që ajo donte ishin kartolinat me të cilat mezi priste të mbushte pemën dhe të qëndronte pranë tyre. Por dëshira e saj nuk kishte se si të mos përfundonte në rrjetet sociale duke bërë që mijëra njerëz nga e gjithë bota të sensibilizoheshin.

Vogëlushja nga Karolina e Veriut tashmë ka marrë plot 195,000 kartolina, 3,000 pako me dhurata dhe në total mbi 300,000 letra që peshojnë më shumë se dy ton. Ndër to ishte edhe një arush i dërguar nga Koreja e Jugut me mesazhin “le të bëhemi shokë”.

terry2.jpg

Nëse doni t’i dërgoni kartolinë, adresa e saj është:

Sa'fyre Terry

P.O. Box 6126

Schenectady, NY 12306

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074760913848877
array(1) { ["section"]=> string(81) "vajza-qe-humbi-familjen-nga-zjarri-merr-195-mije-kartolina-per-krishtlindje-27847" }