Vajza që merr dhurata nga zogjtë (Foto)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:13 26-02-2015 Vajza që merr dhurata nga zogjtë (Foto)

Vajza 8 vjeçare Gabi Mann është duke mbledhur koleksionin e saj më të çmuar, dhuratat që ajo merr nga sorrat në kopështin e shtëpisë të saj.

Në koleksionin e saj ka objekte nga më të ndryshmet, një copëz llampë e thyer, një një copë xhami nga një birrë e thyer, “mund ti shkikoni por mos i prekni”, thotë ajo duke qeshur. Gabi i mban objektet të mbështjella veçmas dhe të kategorizuara.

Një top i vogël argjendi, një kopsë e zezë, një sferë e verdhë, një copë Lego ngjyrë blu, e lista vazhdon.

Dhuratat filluan të shfaqeshin në tokën e kopështit të shtëpisë, disa ditë pasi ajo kishte nisur të ushqente sorrat e mbledhura aty pranë. Pasi toka boshatiset nga ushqimi që Gabi hedh, fillojnë të shfaqen dhurtatat. Copëza të ndryshme objektesh, të mëdha aq sa mund ti marrin në sqepin e tyre.

“Një herë mora një copëz të vogël metalike me fjalën “Best” të shkruajtur në të, nuk e di nëse ende e kanë pjesën që shkruan “Friend”, thotë vajza duke qeshur me faktin që sorra mund të mbajë pjesën tjetër të varëses.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031343936920166
array(1) { ["section"]=> string(42) "vajza-qe-merr-dhurata-nga-zogjte-foto-4507" }