VAJZA që pushtoi EVERESTIN një shqiptare nga PEJA, BBC i kushton dokumentarin e veçantë 30 vjeçares (INTERVISTA-FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:57 16-05-2019 VAJZA që pushtoi EVERESTIN një shqiptare nga PEJA, BBC i kushton dokumentarin e veçantë 30 vjeçares (INTERVISTA-FOTO)

Gruaja që pushton Everstin, është një shqiptare nga Peja, 30 vjecarja Arineta Mula dhe BBC i ka kushtuar një reportazh special ditën e sotme.

Ajo është rritur në një periudhë lufte dhe pasigurie. Ajo u bë një heroinë kombëtare kur ngjiti Malin Everest në 2017. Në një vend pavarësia e të cilit njihet nga 116 vende nga 195 që janë sipas raportimit të qeverisë britanike, shkruan BBC, është bukur që të jetë edhe vendi më I ri në Evropë. Arineta Mula, një ndër më të rejat e ngjitjes së maleve, ka lindur në 1988, në një botë turbullirash, kur shqiptarët e kosovës dhe serbët ishin në konflikt të jashtëzakonshëm.

Ajo u rrit në kohën e luftrave jugosllave, që citohen shpesh si ndër luftat më vdekjeprurëse pas LIIB. Përpara se të lindte, babai i saj iku në Zvicër për të gjetur punë dhe nuk u kthye kurrë, për 18 vjet, duke e lënë nënën e saj për ta rritur të vetme dhe të mbante familjen në Peje.

Tek Mula, bëri përshytpje fuqia e nënës për të mbajtur familjen e saj e vetme në një qytet të përfshirë nga lufta. Në mars 1999 kur Mula ishte 10 vjec, ajo me nënën dhe të tjerë u detyruan nga ushtarët serbë të linin shtëpitë dhe u cuan në sheshin kryesor në Pejë ku shpresonin të iknnin drejt Malit të Zi. Porn ë fakt ata e gjetë veten në pallatin e sportit në Pejë. “Mbaj mend se vinte era benzinë” kujton ajo.

“Ne qëndronim aty dhe mendonim se do na digjnin Brenda. Derisa na liruan të nesërmen në mëngjes”.

Deklarata e Arineta Mula

Mbaj mend ngjitjen e parë të malit, kisha veshur xhinse dhe me flokët e kapura. Nuk isha gati ëpr atë eksperiencë por u ndjeva mirë, dhe mendova se duke zbuluar ngjitjen e maleve ishte sit ë zbuloja veten dhe atë që doja. Nuk e kisha menduar kurrë se unë fillova vetëm pak vite më parë ngjitjen e maleve dhe do të ngjisja majën e botës. Sigurisht që Everset është dicka e madhe dhe në Kosovë, që një grua të bëjë këtë dhe të ketë gra ne cdo ekspeditë në Everest ka qenë një gjë e padëgjuar më parë.

Nëse e krahasoj jetën time përpara, pas luftës dhe sot, ka pasur shumë ndryshime në termat sesi jetojmë dhe sesi mendoj unë për vendin tim. Mendoj se ne jemi shpirtra luftarakë më shumë sepse ne e dimë vlerën e lirisë. Kur vjen pun ate gratë sigurisht që gruaja e parë që vjen në mendjen time është nëna. Ajo ka kaluar shumë në jetën e saj, dhe duke parë gjithë vështirësitë që ka kaluar ajo, mund të them se pozicioni I gruas sot në Kosovë është shumë herë më I mirë.

Kemi më shumë të drejta, ndjekim ëndrrat tona dhe bëjmë gjërat që duam të bëjmë. Largimi nga peja në Prishtinë më solli një mënyrë të ndryshme jetese, më solli mundësi ndryshime dhe një punë të re këtu, miq të rinj dhe më shumë komunikim dhe mendoj se gjeta pasionin tim tek dashuria që kam për ngjitjen e maleve. Ndihem shumë mirë që gjej këtë forcë të brendshme që më bën të eci përpara dhe të vazhdoj, edhe në momentet më të vështira sic ishte ajo e të qenurit pa oksigjen në 8,600 metra dhe të luftoja të zbrisja poshtë totalisht vetëm. U ndjeva e fortë. E ndjeva veten shumë mirë. Vërtë mendoj se gratë mund të bëjnë më shumë sesa ne mendojme.

 

Screenshot_4.jpg

 

Screenshot_5.jpg

Screenshot_6.jpg

Screenshot_7.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022678136825562
array(1) { ["section"]=> string(121) "vajza-qe-pushtoi-everestin-nje-shqiptare-nga-peja-bbc-i-kushton-dokumentarin-e-vecante-30-vjecares-intervista-foto-164525" }