Vajza rrëfen ‘live’ si u përdhunua nga xhaxhai në sy të nuses

Publikuar tek: aktualitet, më 15:40 22-01-2017 Vajza rrëfen ‘live’ si u përdhunua nga xhaxhai në sy të nuses

Një vajzë e trafikuar ka guxuar të bëjë publik rastin e saj në emisonin “ E diela Shqiptare’.

Gjithçka është transmetuar brenda rregullave të anonimatit.

Vajza vinte nga një familje e varfër dhe me probleme. Prindërit e saj ishin të divorcuar dhe mbahej nga njerka e cila sillej shumë keq me të.

Më pas iu desh të kalonte në familjen e xhaxhait dhe këcënohej nga nusja e tij. Në moshën 14 vjeçare ajo u përdhunua nga xhaxhai, i cili kishte ardhur në gjendje të dehur në shtëpi. Ndërkohë që vajza përdhunohej nusja e xhaxhait ishte në shtëpi.

Vajza iku nga shtëpia duke shkuar te një i njohur. "Një ditë dola në dyqan dhe më rrëmbyen dy të panjohur "- rrëfen vajza.

Vajza mendon se pas kësaj fshihet xhaxhai. E dërguan në një lokal ku kishte dhe shumë vajza të tjera të cilat do të punonin si prostituta. Atje vinin 30 përsona për një gocë në ditë.  Më pas vajza u dërgua jashtë shtetit dhe ndërkohë ruhej nga një tutor, transmeton ‘Express’.

Vajza kishte frikë të fliste me policinë.

Në hotelelin ku punonin kishte dhe një vajzë që donte të arratisej.

"Vajza u hodh nga dritarja e katit të tretë të hoteli. Mori çarçafin dhe e lidhi në dritare dhe u hodh nga kati i tretë, shkoi në polici. Më pas forcat RENEA mbëritën atje dhe shpëtuan vajzën që tregoi ngjarjen. Ëndrra e vajzës së trafikuar  është të vazhdojë shkollën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kërkoi leje nga puna se ndihej keq por nuk i dhanë, vdes shqiptari 27-vjeçar në Itali. Fjalët e babait të prekin shpirtin
Tenton të korruptojë punonjësin e policisë, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari »
Article Logic
Execution time: 0.013463020324707
array(1) { ["section"]=> string(65) "vajza-rrefen-live-si-u-perdhunua-nga-xhaxhai-ne-sy-te-nuses-66291" }