Vajza të shtrira në rrugë, ç’po ndodh në qendër të Tiranës

Publikuar tek: aktualitet, më 15:57 09-05-2019 Vajza të shtrira në rrugë, ç’po ndodh në qendër të Tiranës

Disa vajza të shtrira në rrugë kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve në qendër të Tiranës ditën e sotme.

Por e gjithë kjo bëhet në kuadër të një aktiviteti ndërgjegjësues me të rinjtë e kryqit të kuq dhe nuk ka vend për alarm.

Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe me Policinë Rrugore kanë ndërmarrë një aktivitet për të mësuar qytetarët si duhet të reagojnë në raste aksidentesh apo incidentesh.

Ky aktivitet ka si qëllim që çdo person të dijë si të sillet nëse shikon një person të aksidentuar ose një person të shtrirë në tokë qoftë edhe për shkak të një ndërlikimi me zemrën.

Policia e Shtetit i bën thirrje sa më shumë të rinjve të bashkohen për të ndërgjegjësuar të tjerët apo edhe për të mësuar vetë.

59803370_2479037048773727_887042361601818624_n.jpg

sdgfhj.png

dfghj.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02840781211853
array(1) { ["section"]=> string(64) "vajza-te-shtrira-ne-rruge-c-po-ndodh-ne-qender-te-tiranes-163610" }