Vajzat e showbizzit zihen keq në Tiranë, Kejvina dhe Oriola rrahin Einxhel Shkirën, flet moderatorja

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 07:02 19-10-2019 Vajzat e showbizzit zihen keq në Tiranë, Kejvina dhe Oriola rrahin Einxhel Shkirën, flet moderatorja Kejvina Kthella, Oriola Marashi dhe Einxhel Shkira

Një sherr i keq ka ndodhur mes vajzave të showbizzit shqiptar tre ditë më parë, konkretisht mes Kejvina Kthellës dhe mikeshës së saj modele Oriola Marashi me moderatoren Einxhel Shkira.

Sherri ka degjeneruar në përleshje fizike, ndërsa ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së Einxhelit në Liqenin e thatë.

Dëshmitarët kanë treguar se dy mikeshat e kanë rrahur moderatoren, dhe pas kësaj Einxhel ka bërë një denoncim ndaj dy modeleve në Postën e Policisë së Farkës.

Nuk raportohet akoma për masat e marra ndaj bukuroshe, por të treja vajzat kanë marrë lëndime fizike dhe janë parë me shenja në trup.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Einxhel për "Anabel.al", teksa ka treguar se kishte pasur një zënkë me Kejvinën.

“Unë u gjenda e papërgatitur, pasi zbrita për të takuar pa asnjë paramendim, Kejvinën me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë. Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të vetën,” tha Shkira, ndërsa tregoi se arsyeja ishte banale.

"Arsyeja ishte banale dhe nuk kishte pse të degjeneronte në sherr, kur mund të zgjidhej njerëzisht ose të evitohej fare. Akoma edhe sot, nuk e kam kuptuar qëllimin e saj, por nga ana tjetër më vjen shumë keq që u përfshiva në një situatë të tillë, si asnjëherë në jetën time dhe që ky lajm u bë publik”, deklaroi ajo.

Gjithashtu Kejvina dhe Oriola janë përfolur edhe për një zënkë me modelen Françeska Jaçe, por jo të agravuar deri në këtë shkallë.

Oriola Marashi  dhe Kejvina Kthella

5d3ee34ceafa4-640-0-5d3edbaa6c88e.jpg

Oriola Marashi

-640-0-5b5a1c0b8333c.jpg

Kejvina Kthella

KEJVINA1.jpg

Einxhel Shkira

einxhel-2.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038338899612427
array(1) { ["section"]=> string(105) "vajzat-e-showbizzit-zihen-keq-ne-tirane-kejvina-dhe-oriola-rrahin-einxhel-shkiren-flet-moderatorja-182655" }