Vajzat ruse shesin flokët 20 dollarë, VIP-at i blejnë për 1200 dollarë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:08 07-05-2015 Vajzat ruse shesin flokët 20 dollarë, VIP-at i blejnë për 1200 dollarë

Në Rusi vajzat dhe gratë rrisin flokët e tyre për t’ua shitur yjeve të Hollywood-it. Ata i shesin flokët për vetëm 20 dollarë. Flokët shkojnë te vipat për “exteishen” me çmim duke filluar nga 300 deri në 1200 dollarë.

Flokët e tyre shkojnë përgjithësisht te Victoria Beckham, Beyonce dhe Kim Kardashian. Tregu i flokëve është i izoluar edhe në vende të tilla si Brazili, India dhe Kina, por në Rusi ky treg është më i suksesshëm pasi ato i kanë më të shëndetshme. Flokët e tyre pëlqehen pasi janë të paprekura, të palyera dhe pa kimikate. Ata që merren me tregtimin e flokëve tregojnë se gratë i shesin ato në mënyrë vullnetare, por nga intervistat me to zbulohet që i shesin pasi kanë nevojë. 10 vjet më parë një vajzë siberiane bashkë me dy shoqe të tjera të moshave 10 dhe 13 vjeçe shitën flokët e tyre për të ngrënë një vakt.

Mendohet se punonjëset e morgjeve ua presin flokët të vdekurve për t’ua shitur më pas sipërmarrjeve të tilla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025516033172607
array(1) { ["section"]=> string(75) "vajzat-ruse-shesin-floket-20-dollare-vip-at-i-blejne-per-1200-dollare-10594" }