Ky është një nga ato raste që kërkon reagimin dhe sensibilizimin e të gjithëve ne, në mënyrë që skena të tilla mos përsëriten.
Nje ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku një vajze të vogël të komunitetit rom i ka ngecur dora tek dera e urbanit dhe shoferi jo vetëm që nuk e ka hapur derën por vazhdon udhëtimin sikur asgjë mos të kishte ndodhur. Sipas qytetarit që ka shkrepur foton, shoferi nuk e ka vrarë mendjen pikërisht se vajza ishte rome. Një gjest diskriminues dhe çnjerëzor që ka indinjuar këdo që e ka parë. (Foto: JOQ)