Vakancat në GJK, Varhelyi i vë kusht politikës: Mirëpres hapjen e procedurave! Procesi të përfundojë para Konferencës së Parë Ndërqeveritare

Publikuar tek: aktualitet, më 14:50 24-09-2020 Vakancat në GJK, Varhelyi i vë kusht politikës: Mirëpres hapjen e procedurave! Procesi të përfundojë para Konferencës së Parë Ndërqeveritare Oliver Varhelyi

Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi, ka mirëpritur hapjen e garës për plotësimin e vakancave për Gjykatën Kushtetuese, nga ana e Kuvendit dhe Presidentit.

Përmes një reagimi ai shkruan se është thelbësore që të gjitha autoritetet ta mbështesin këtë proces pa vonesë, duke shtuar se kjo është një kërkesë kryesore e Këshillit Europian.

Më tej ai shton se ky proces duhet të ketë përfunduar para Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“Mirëpres hapjen e procedurave të aplikimit për 2 vakancat për në Gjykatën Kushtetuese. Është thelbësore që të gjitha autoritetet ta mbështesin këtë proces pa vonesë. Kjo është një kërkesë kryesore e Këshillit Europian. Të ketë përfundime para Konferencës së Parë Ndërqeveritare. BE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit”, ka shkruar komisioneri në Twitter.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 2 të plagosur në Elbasan/ I tha gruas ‘ku ishe’, si nisi sherri mes 71 vjeçarit që më pas humbi ‘toruan’ dhe qëlloi breshëri me kallash
Rrahu dhe qëlloi me thikë të moshuarin, Gjykata lë në burg Rizan Aliun »
Article Logic
Execution time: 0.01140308380127
array(1) { ["section"]=> string(144) "vakancat-ne-gjk-varhelyi-i-ve-kusht-politikes-mirepres-hapjen-e-procedurave-procesi-te-perfundoje-para-konferences-se-pare-nderqeveritare-221512" }