Vakancat në Gjykatën e Lartë, kandidati i dytë Ervin Pupe: Numri i madh i dosjeve ka një zgjidhje

Publikuar tek: aktualitet, më 12:09 27-02-2020 Vakancat në Gjykatën e Lartë, kandidati i dytë Ervin Pupe: Numri i madh i dosjeve ka një zgjidhje Ervin Pupe

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nisur intervistat për 3 kandidatët, e zgjedhur nga radhët e juristëve, në tre pozicionet e lira në fushat e së drejtës administrative, civile dhe penale.

Kandidati i dytë që po zhvillon intervistën në seancën dëgjimore është Ervin Pupe.

Ai është shprehur se numri i dosjeve është çështje pakti dhe mund të krijohet një grup që të analizojë çështjet. Sipas Pupes, në këtë mënyrë gjykata kursen kohën.

‘Gjykata e Lartë merr një rol derigjus dhe publiku e di këtë çëshje. Realisht jurisprudenca ka vijuar. Pra pala sot në ndryshimet kushtetuese nuk mund të shihet e ndarë nga njerëzit. Si premisë ekziston, ndryshimet kushtetuese ishin të nevojshëm. Numri i dosjeve është çështje pakti dhe realisht kur mendoj që në fillim nuk ishte parashikuar një rast i tillë. Është fat që përveç cilësisë në Gjykatën Kushtetuese ka edhe sasi. Një veprim i njëanshëm se si mund të administrohet situata. Numri i madh i çështjeve sot ka gjykata të BE, ka edhe zgjidhje për shembull. Në Gjykatën e Lartë mund të krijohet një mënyrë që të analizojë një grup çështjesh, për ça ka ardhur çështja. Në këtë mënyrë gjykata kursen kohën se për ça ka ardh  çështja’, tha kandidati Pupe.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066227912902832
array(1) { ["section"]=> string(102) "vakancat-ne-gjykaten-e-larte-kandidati-i-dyte-ervin-pupe-numri-i-madh-i-dosjeve-ka-nje-zgjidhje-196622" }