Vakancat në Kushtetuese, betohet para presidentit Meta edhe Fiona Papajorgji

Publikuar tek: aktualitet, më 20:47 14-11-2019 Vakancat në Kushtetuese, betohet para presidentit Meta edhe Fiona Papajorgji Gjyqtarja Fjona Papajorgji

Pas betimit të gjyqtares Elsa Toska dhe Marsida Xhaferllarit, gjatë mbrëmjes së sotme në ambjentet e Presidencës u betua para Presidentit të Republikës, Ilir Meta edhe anëtarja tjetër e re të Gjykatës Kushtetuese, Fjona Papajorgji.

Në Presidencë u zhvillua sonte ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës  Ilir Meta edhe për anëtaren tjetër të re të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgjin.

Me betimin e Papajorgjit plotësohet edhe vakanca e dytë, e cila zëvendëson ish-gjyqtarin Bashkim Dedja.

Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Papajorgji u betua para Presidentit Meta:

‘Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!’.

Presidenti Meta pas betimit i uroi gjyqtares Fjona Papajorgji suksese në këtë detyrë të rëndësishme.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077650547027588
array(1) { ["section"]=> string(82) "vakancat-ne-kushtetuese-betohet-para-presidentit-meta-edhe-fiona-papajorgji-185918" }