Vaksina anti-grip nga Kina, PD: Origjina e dyshimtë. Reagon Silva Bino: O shkencëtarë politikë, lexoni, mos hapni panik

Publikuar tek: aktualitet, më 14:36 07-01-2017 Vaksina anti-grip nga Kina, PD: Origjina e dyshimtë. Reagon Silva Bino: O shkencëtarë politikë, lexoni, mos hapni panik Vaksina antigrip qe po shperndahet per popullaten

Opozita dhe qeveria përplasen me njëra tjetrën për vaksinën anti-grip që është shpërndarë në qendrat shëndetësore për qytetarët. 

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia (PD) akuzon qeverinë se vaksinat që janë shpërndarë, janë prodhime kineze dhe nuk kanë asnjë udhëzues në gjuhën shqipe. “Kjo është në kundërshtim të hapur me ligjin për barnat ku specifikohet qartë detyrimi që cdo bar që hyn në Shqipëri të ketë fletë-udhëzimin në shqip” akuzon Spahia.

Madje, thotë se vaksina kundër gripit duhet të bëhej në tetor nëntor. “Tani pacientëve shqiptarë u duhet të përballen me këtë product me cilësi e origjinë të dyshimtë” thotë eksponenti demokrat.

Qeveria e ka konsideruar këtë akuzë një përhapje paniku për situatën, në një kohë kur kërkohet ndihma dhe ndërgjegjësimi nga të gjithë pasi luhet me jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Me tone disi të tensinuara, Silva Bino e Shëndetit Publik, sqaron ish-zv.ministrin e Shëndetësisë se vaksina që ka mbërritur në Shqipëri dhe të cilën po e merr popullata, jo vetëm që ka udhëzuesin në gjuhën shqipe, por është tërësisht brenda standarteve të OBSH.

“O Bardh Spahia perderisa u vaksinuam vete me kete vaksine nuk ka si te jete e pasigurt. Vaksina eshte prodhuar ne KIne dhe Kina ka teknologji teper te perparuar te prodhimit te vaksinave. Vaksina eshte e parakualifikuar nga OBSH dhe ka flete shoqerimi ne shqip. Hapni dhe faqen e OBSH se e keni aty te rradhitur ne listen e vaksinave që përodren per gripin. Vaksina nuk është blerë me tender, por në sajë të një bashkëpunimi me Partneship for Influenza Vaccine dhe CDC ( Qendra e Kontrollit te Semundjeve ne Georgia) , e SHBA, partnerët tanë që na kanë rritur e mbeshtetur edhe në kohën kur ishe ti zv.Minister. Përsa i perket kohes së vaksinimit këtyre shkencetarëve te politikës ju them lexoni me shume artikuj se sa dokra dhe përfundimet e international Influenza Conference e mbajtur këtë fund gushti ne Cikago dhe rekomandimet e ACIP” shkruan Silva Bino në rrjetin social facebook. 

bardh spahia

silva bino

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KLSH kallëzon në Prokurori 6 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, dëm shtetit 58.9 milion lekë
E pabesueshme, polici bashkiak në Tiranë i vjedh dy qese me këpucë një hallexhiu që shet me karrocë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010802030563354
array(1) { ["section"]=> string(119) "vaksina-anti-grip-nga-kina-pd-origjina-e-dyshimte-reagon-silva-bino-o-shkencetare-politike-lexoni-mos-hapni-panik-64858" }