Vaksina e Covid-19, ekspertët: Ja kur dhe kush do të vaksinohen të parët

Publikuar tek: bota, më 22:50 01-12-2020 Vaksina e Covid-19, ekspertët: Ja kur dhe kush do të vaksinohen të parët Vaksina Covid

Hedhja në treg e vaksinës kundër Covid-19 pritet me mjaft interes nga shumë qytetarë.  

Me marrjen e dozës së parë, ata që do të përfitojnë do të jenë grupet e riskut, siç janë mjekët, infermierët dhe policët, ndërkaq më pas do të niset me ato që janë në gjendje të rëndë shëndetësore.  

Shumica e njësive juridike shtetërore dhe lokale shpresojnë të jenë në gjendje t’i vaksinojnë punonjësit e tyre të kujdesit shëndetësor brenda tre javëve të para nga marrja e dozës së parë të një vaksine për COVID-19.

Nancy Messonnier, drejtore e Qendrave Kombëtare të CDC për Imunizimin dhe Sëmundjet e Frymëmarrjes tha se vaksina ndoshta do të jetë e aksesueshme brenda këtij muaji.

Prej muajsh SHBA vazhdon të udhëheqë botën për nga numri i infektimeve me koronavirus, me më shumë se 13.5 milionë raste nga totali prej 63.3 milionë rastesh në të gjithë botën.

Që nga fillimi i pandemisë në SHBA kanë vdekur mbi 268 mijë njerëz si pasojë e COVID-19-s, të dhëna këto të universitetit Johns Hopkins, që raporton 1.47 milionë vdekje në të gjithë botën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Biden prezanton anëtarët kryesorë të ekipit të tij ekonomik, këta janë emrat ku do të mbështetet presidenti i zgjedhur i SHBA
Zelanda e Re përshëndet urdhrin e kryeministres, miraton 4 ditë punë në javë »
Article Logic
Execution time: 0.012126922607422
array(1) { ["section"]=> string(77) "vaksina-e-covid-19-ekspertet-ja-kur-dhe-kush-do-te-vaksinohen-te-paret-229837" }