Vaksina e fruthit, ISHP ngre alarmin: Prindërit refuzojnë t'i sjellin fëmijët

Publikuar tek: aktualitet, më 19:45 25-04-2019 Vaksina e fruthit, ISHP ngre alarmin: Prindërit refuzojnë t'i sjellin fëmijët

Specialistët e shëndetit publik thonë se vaksina e fruthit po hezitohet t’u bëhet fëmijëve nga prindërit.

Erida Çelaj, e ftuar në emisionin “Kafe IN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, tha se kryesisht fëmijët deri në moshën 2 vjeç janë kategoria tek të cilët po r efuzohet kryerja e vaksinës.

“Fruthi është sëmundje vdekjeprurëse nëse nuk kryhet vaksina. Prindërit, të keqinformuar, e konsiderojnë të lehtë dhe injorojnë simptomat por komplikacionet e tij janë të rënda dhe me pasoja për shëndetin”, tha specialistja e ISHP.

Sipas znj.Çelaj janë 5 % e fëmijëve që nuk janë vaksinuar në kohë ndërkohë që kjo kategori vaksinohet në vitet më vonë dhe shumë pak mbeten pa u vaksinuar.

Në javën evropiane të vaksinimit, specialistët e shëndetit publik i kanë bërë apel prindërve t’i drejtohen qendrave shëndetësore për të kryer në kohë vaksinimin e fëmijëve, sipas programit.

LAJMI NË: http://www.intv.al/kafein-frika-nga-semundjet-ishp-vaksina-e-fruthit-po-hezitohet-nga-prinderit-vio-92273?fbclid=IwAR2-lztPRhDFbgp3P0QNYoREW0tJ6qp7VZf79Kbmh7ufmm5gooJEn5p16V8

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01518702507019
array(1) { ["section"]=> string(82) "vaksina-e-fruthit-ishp-ngre-alarmin-prinderit-refuzojne-t-i-sjellin-femijet-161857" }