Vaksina e tuberkulozit e vetmja mbrojtje ndaj COVID-19, Greqia nis fushatën e vaksinimit me 1 qershor

Publikuar tek: rajon, më 10:48 27-05-2020 Vaksina e tuberkulozit e vetmja mbrojtje ndaj COVID-19, Greqia nis fushatën e vaksinimit me 1 qershor

Më 1 qershor do të nisë fushata e vaksinimit kundër tuberkulozit (BCG), e cila të mbron nga Covid-19.

Vaksina është sugjeruar nga spitali i Attikon, pasi është e vetmja mbrojtje momentale kundër koronavirusit dhe sipas specialistëve ul rrezikun deri në 80%.

Ekspertët grekë, të udhëhequr nga Profesori i Patologjisë-Infeksione të EKPA-së, Evangelos Giamarellos, kanë marrë miratimin nga Agjencia Kombëtare e Barnave (EOF) dhe do të fillojnë më 1 qershor programin e vaksinimit, si një masë mbrojtëse kundër Covid-19.

Sakaq, mediat helene raportojnë se vaksinimi do të bëhet për personat mbi 50 vjeç që kanë sëmundje koronare të zemrës, sëmundje pulmonare, sëmundje kronike apo sëmundje të tjera.

Vaksinimi do të bëhet në 4 spitale të  Athinës, por edhe në qytetet e tjera si  Selanik , Patra , Janinë , Alexandroupolis , Imathia , Ptolemaida , Nafplio dhe Korinth.

Kujtojmë që deri më tani në Greqi 173 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa 2,892 janë të infektuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010177850723267
array(1) { ["section"]=> string(107) "vaksina-e-tuberkulozit-e-vetmja-mbrojtje-ndaj-covid-19-greqia-nis-fushaten-e-vaksinimit-me-1-qershor-207981" }