‘Vaksina funksionon në mënyrë perfekte’, Rusia synon të nisë vaksinimin e popullsisë në fund të vitit

Publikuar tek: bota, më 19:50 29-10-2020 ‘Vaksina funksionon në mënyrë perfekte’, Rusia synon të nisë vaksinimin e popullsisë në fund të vitit

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se vaksina e prodhuar nga Rusia kundër koronavirusit funksionon në mënyrë perfekte.

Shteti rus synon që në fund të vitit të nisë vaksinimin në masë të popullsisë, ndërkohë që Putin tha se kjo nuk ka ndodhur ende për shkak se po hasen vështirësi në prodhimin e dozave nga mungesa e pajisjeve.

Rusia po teston aktualisht vaksinën e saj eksperimentale, të njohur si “Sputnik V”, në 40 mijë qytetarë, ndërkohë që ka nisur vaksinimi i punonjësve të shëndetësisë që janë në frontin e parë.

Edhe pse fillimisht u tha se këtë vit do të prodhoheshin 30 milionë doza të vaksinës, zyrtarët rusë u detyruan të ulnin parashikimet në vetëm 2 milionë.

Putin kritikoi dhe punën kërkimore të Universitetit të Oksfordit dhe kompanisë AstraZeneca për vaksinën ndaj Covid-19, duke thënë se përdor për bazë një virus të shimpanzeve në vend të një virusi të hasur te njeriu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ulen kërkesat për shkak të COVID-19, çmimi i naftës pëson ulje drastike
Policia i hedh “BENZINË” protestave, aksidenton 20-vjeçarin me ngjyrë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012621879577637
array(1) { ["section"]=> string(105) "vaksina-funksionon-ne-menyre-perfekte-rusia-synon-te-nise-vaksinimin-e-popullsise-ne-fund-te-vitit-225702" }