‘Vaksina kundër COVID-19 në dispozicion nga 2021’, Instituti gjerman: Nuk do të ketë sasi të mjaftueshme për të gjithë popullsinë

Publikuar tek: bota, më 17:45 29-08-2020 ‘Vaksina kundër COVID-19 në dispozicion nga 2021’, Instituti gjerman: Nuk do të ketë sasi të mjaftueshme për të gjithë popullsinë Ilustruese

Instituti gjerman i Epidemiologjisë ka deklaruar që në fillim të vitit 2021 pritet që të jenë në dispozicion disa vaksina kundër koronavirusit.

Por sipas këtij instituti dozat e vaksinës nuk do të jenë të mjaftueshme për të gjithë popullsinë.

“Sipas njohurive të tanishme pritet që nga fillimi i vitit të ardhshëm në Bashkimin Evropian do të aprovohen një ose më shumë vaksina kundër COVID-19 dhe që pakot e para të vaksinës të shpërndahen dhe shiten”, shkruan Instituti Robert Koch në numrin e fundit të “Buletinit Epidemiologjik.

“Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit (Stiko) i emëruar nga Ministria Federale Gjermane e Shëndetësisë do të nxjerrë rekomandime si mund të përdoren rezervat e disponueshme me përfitimin më të mirë të mundshëm për popullsinë në Gjermani”, raporton DË.

Bëhet fjalë për vendosjen e përparësive qëllimi kryesor i të cilave është të shmangin sa më mirë sëmundjet serioze dhe vdekjet. Për paracaktimin e përparësive dhe për shpërndarjen e drejtë të vaksinave kanë një rëndësi të veçantë aspektet etike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si në filma/ 40 persona po laheshin në det, roja bregdetare i shpëton nga sulmi i peshkaqenit
BE sanksione kundër Lukashenkos, ai i kundërpërgjigjet: Do të bllokojmë rrugët tregtare për në Rusi, devijojmë edhe eksportet bjelloruse »
Article Logic
Execution time: 0.011229038238525
array(1) { ["section"]=> string(132) "vaksina-kunder-covid-19-ne-dispozicion-nga-2021-instituti-gjerman-nuk-do-te-kete-sasi-te-mjaftueshme-per-te-gjithe-popullsine-218607" }