Vaksina kundër Covid, Pfizer redukton dozat në BE (ARSYEJA)

Publikuar tek: bota, më 15:33 16-01-2021 Vaksina kundër Covid, Pfizer redukton dozat në BE (ARSYEJA)

Vendet e Bashkimit Europian do të marrin me vonesë vaksinat që ishin programuar në fillim.

Kjo do të ndodhë pasi kompania farmaceutike amerikane Pfizer njoftoi se do të ketë një reduktim të përkohshëm të dërgesave në fund të janarit deri në fillim të shkurtit për shkak të ndryshimeve në procesin e prodhimit.

Anëtarët e unionit e kanë cilësuar këtë vendim të papranueshëm, pasi besueshmëria e programeve të tyre të vaksinimit është ne rrezik.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, tha se Pfizer e kishte siguruar atë që dërgesat e planifikuara në BE, në tremujorin e parë, nuk do të vonohen.

“Unë menjëherë kontaktova CEO të Pfizer dhe ai shpjegoi se ka një vonesë të prodhimit në javët e ardhshme, por ai më siguroi që të gjitha dozat e garantuara të tremujorit të parë do të dorëzohen në tremujorin e pare,” tha Ursula Von Der Leyen.

BE ka miratuar  produktin BioNTech-Pfizer dhe Moderna ndërsa me 29 janar pritet të marrë rekomandimin Vaksina Oxford-AstraZeneca.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ivankës i dalin “të palarat”, kishte 12 tualete në shtëpi, por nuk lejonte Agjentët që ta përdornin
Pak ditë nga përfundimi i mandatit të Trump, jep dorëheqjen sekretari i rëndësishëm amerikan »
Article Logic
Execution time: 0.012954950332642
array(1) { ["section"]=> string(63) "vaksina-kunder-covid-pfizer-redukton-dozat-ne-be-arsyeja-235245" }