Vaksina që do të ndryshojë trajtimin e tuberkulozit është vetëm një hap larg, flasin ekspertët

Publikuar tek: bota, më 13:40 29-10-2019 Vaksina që do të ndryshojë trajtimin e tuberkulozit është vetëm një hap larg, flasin ekspertët

Një vaksinë e cila mund të "revolucionarizojë" trajtimin e tuberkulozit është zbuluar nga studiuesit.

Shpresohet se kjo vaksinë do të mundësojë një mbrojtje afatgjatë kundër kësaj sëmundjeje, e cila vret rreth 1.5 milionë njërëz rreth botës gjatë gjithë vitit.

Sëmundja ngjitëse shkaktohet nga bakteret, dhe vaksina aktuale, nyja BCG, nuk është shumë e efektshme.

Gjithsesi, teksa provat e para kanë patur sukses, vaksina është ende disa vite larg për t’u licensuar.

Gjatë një samiti global mbi shëndetin e mushkërive, të mbajtur në qytetin jugor indian të Hyderabad të martën, grupi i studiuesve, të cilët erdhën nga e gjithë bota, zbuluan vaksinën, e cila përbëhet nga proteina e bakterieve të cilat shkaktojnë një përgjigje imune.

Tashmë ajo ka pastruar një fazë kritike të provave klinike dhe është testuar tek më shumë se 3.500 të rritur në rajone endemike të TB në Afrikën e Jugut, Kenia dhe Zambia, thanë studiuesit.

David Lewinsohn, një ekspert i TB-së, tha për BBC se vaksina është me të vërtetë e jashtëzakonshme.

“Ajo që është me të vërtetë e jashtëzakonshme është fakti se ajo ishte efektive tek të rriturit të cilët ishin infektuar tashmë me Mycobacterium tuberkulosis, që është agjenti shkaktar i TB”, tha ai

“Duke qenë se shumica e njerëzve që janë të infektuar me Mycobacterium tuberculosis nuk marrin TB, ne besojmë se infeksioni i jep një farë mbrojtjeje. Si rezultat është vërtet emocionuese që një vaksinë është treguar se mund të përmirësohet në këtë imunitet natyror ".

Dr Lewinsohn tha se vaksina e re kishte pastruar “një zhvillim kryesor të fazës së mesme, dhe është krijuar për të provuar sigurinë dhe për të siguruar një tregues të hershëm të efikasitetit”.

“Është e mundur që vaksina do të duhet të testohet në popullata shtesë, dhe ndoshta duhet të bëhen prova edhe më të mëdha para se të licensohet. Duke supozuar se të dhënat mbahen tek provat e mbetura, diçka që duket e mundshme, kjo vaksinë ka potencialin për të revolucionarizuar trajtimin e TB”.

Dr Lewinsohn vlerëson se, nëse gjithçka shkon mirë, vaksina duhet të arrijë tek njerëzit që kanë më shumë nevojë rreth vitit 2028.

_109427639_mediaitem109427638.jpg

 

 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012006044387817
array(1) { ["section"]=> string(100) "vaksina-qe-do-te-ndryshoje-trajtimin-e-tuberkulozit-eshte-vetem-nje-hap-larg-flasin-ekspertet-183924" }