Ditën e sotme është folur shumë për vaksinat anti-COVID, ku Britania miratoi përdorimin e vaksinës së kompanisë Pfizer, ndërkohë që Shqipëria pret që t’i vijnë dozat e vaksinës COVAX.
Mjeku Pëllumb Pipero deklaroi në emisionin “Real Story” se është besimplotë se vaksina do të vijë në Shqiëpri në fund të muajit dhjetor ose në fillim të janarit, ndërkohë që ka ardhur edhe reagimi i themeluesit të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik spahiu.
Me ironi Spahiu thotë se radha e vaksinës do të jetë: Dhjetor – Shqipëria, Janar-Gjermania, Shkurt-Italia dhe Mars-Austria, duke thënë se “këta ose kanë rrjedhur, ose do t’i prodhojnë vaksinat në Tepelenë”.
“Sipas mediave shqiptare, rradha e ndarjes vaksinës do jetë:
1- Dhjetor Shqipëria,
2- Janar Gjermania,
3- Shkurt Italia,
4- Mars Austria,
Këta ose kanë rrjedhur, ose mendojnë që populli i ha prrallat e tyre, ose do i prodhojnë vaksinat në Tepelenë”, shkruan Spahiu.