Vaksinat anti-Covid, Edi Rama: Flasim 7 herë në ditë me Pfizer, shpresoj të kemi lajme të mira

Publikuar tek: politike, më 12:13 26-01-2021 Vaksinat anti-Covid, Edi Rama: Flasim 7 herë në ditë me Pfizer, shpresoj të kemi lajme të mira Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama siguron të gjithë personat që kanë marrë dozën e parë të vaksinës në vendin tonë, se të gjitha dozat e dyta për ta janë në dispozicion pasi janë bërë të gjitha kalkulimet që ata të mos mbeteshin pa të.

“Ata që kanë marrë dozat e para, kanë dhe dozën e dytë. Prandaj janë bërë të gjitha kalkulimet që të mos humbin procesin e vaksinimit. Pfizeri nuk është në një situatë të mirë me të gjitha vendet”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, përfaqësuesit kontaktojnë të paktën 7 herë në ditë me Pfizer.

“Faktikisht ne jemi në kontakt pa ekzagjerim 7 herë në ditë, që ata të respektojnë kontratën me ne. Dhe që të na sjellin partinë e parë të dozave. Ne nuk jemi vetëm në dorë të Pfizer, por jemi shumë para me negociatat me Astrazeneca,shpresoj që në ditët në vijim do të jap një lajm të mirë për këtë,  por nuk mund të thuhet kurrë me saktësi se kur ndodhin gjërat.

Mund të thuhet që Shqipëri nuk është mbrapa askujt dhe shqiptarëve nuk do ti mungojë kujdesi për të dalë sa më parë nga kjo flamë dhe kjo fazë kaq e vështirë e luftës me Covid, në raport me asnjë vend. Së shpejti shpresoj që të japim lajme të mira. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me PFizer dhe të lëshojë dozat si parti e parë. Unë besoj që në 10 ditët e ardhshme do të kemi stabilitet dhe qartësi për vaksinën”, shtoi kryeministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A RREZIKOHET eksporti i peshkut dhe vezëve? Ja si përgjigjet Milva Ekonomi, Rama u kthehet gazetarëve: E keni helmuar këtë milet
“Le të shkojnë 1 mijë padi për Veliajn”, Rama: Paditë tek SPAK janë bërë pjesë e kësaj propagande nga ata që ushqejnë me llum…(E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.012163877487183
array(1) { ["section"]=> string(98) "vaksinat-anti-covid-edi-rama-flasim-7-here-ne-dite-me-pfizer-shpresoj-te-kemi-lajme-te-mira-236449" }