Vaksinat kineze dhe ruse, Rama: Nuk është se i kemi në dispozicion dhe po i refuzojmë, çmimi i dozave po rritet por s’ka shans që ne të lëmë një shqiptar pa vaksinuar

Publikuar tek: politike, më 19:58 22-02-2021 Vaksinat kineze dhe ruse, Rama: Nuk është se i kemi në dispozicion dhe po i refuzojmë, çmimi i dozave po rritet por s’ka shans që ne të lëmë një shqiptar pa vaksinuar Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për vaksinat ruse dhe kineze, duke u shprehur se Shqipëria nuk i ka refuzuar, por ato nuk janë ende të aprovuara nga OBSH, ndaj edhe Shqipëria nuk i ka marrë.

Gjithashtu ai tha se këto vaksina nuk janë të prodhuara në sasi të mëdha, pasi edhe shtetet që i kanë porositur nuk i kanë marrë ende.

Rama u shrpeh se çmimi i vaksinave po rritet për shkak të kërkesave të shumta, por siguroi që nuk do të mbetet asnjë shqiptar pa u vaksinuar pavarësisht çmimit.

“Askush të mos mendojë që vaksina kineze apo ajo ruse është në tezga që mjafton të paraqitesh dhe të paguah për t’i marrë. Edhe ndonjë shtet që ka deklaruar marrëveshje, nuk ka marrë gjë. Edhe numri i atyre vaksinave është i kufizuar. Merrni numrin e të vaksinuarve në Rusi, është çështje prodhimi. Mbase është keqkuptuar ajo që unë kam thënë, duke harruar atë që kam theksuar, se ne nuk kemi asnjë arsye dhe asnjë mundësi që të vëmë në diskutim integritetin dhe profesionalizmin e shkencëtarëve kinezë dhe rusë.

Ne nuk kemi asnjë dyshim apo kontenstim, por janë vaksina ende të pa aprovuara nga OBSH. Kjo nuk do të thotë se ne po i rrimë larg, por ne nuk mendojmë se ne duke qenë të linjëzuar me BE-në, kemi ndodnjë prioritet në radhën shumë të gjatë edhe për ato vaksina. Kështu që s’kam ndryshuar mendim. Nuk është çështje gjeo-politike, por është një luftë politike në vetvete. Është një luftë ekonomike sepse nuk ka sasi. Nuk është se i kemi në dispozicion dhe po i refuzojmë.

E kam thënë dhe e përsëris, kjo është një situatë që mund të ishte shumë më ndryshe. Nuk jemi ne që kemi vendimmarrje dhe nuk jemi ne që mund ta rregullojmë. Unë mendoj që është një fatalitet politik europian që Maqedonia e Veriut detyrohget të kthejë sytë nga Kina dhe Rusia në mungesë të dozave për të filluar. Ne i bëmë të gjitha lëvizjet për të siguruar vaksinat. Vaksina kineze është e suksesshme, mjafton të shikojmë Turqinë apo EBA.

Edhe fjalët që thuhen për vaksinën ruse janë pozitive, por shikoni vendet që janë shprehur se e kanë kthyer kokën në atë drejtim dhe nuk rezulton që pjesa më e madhe e tyre të ketë marrë vaksinën akoma. Çmimet e vaksinave po rriten, por sado të rriten, nuk ka asnjë mundësi që ne të lëmë një dozë të vetme në dispozicion dhe të lëmë një shqiptar të presë përtej asaj që kemi mundësi ta bëjmë”, tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Shqiptarët të votojnë me shpata’, Rama thumbon Metën: Lufta me shpata është për fëmijët, ose për ata që kanë shkëputje të mburojës së trurit
Rama apel të fortë bizneseve: Mos ua hapni politikanëve dyert e lokaleve, se ju gjobiteni deri në mbyllje! Presidenti i pari që jep shembull negativ »
Article Logic
Execution time: 0.012601137161255
array(1) { ["section"]=> string(170) "vaksinat-kineze-dhe-ruse-rama-nuk-eshte-se-i-kemi-ne-dispozicion-dhe-po-i-refuzojme-cmimi-i-dozave-po-rritet-por-s-ka-shans-qe-ne-te-leme-nje-shqiptar-pa-vaksinuar-239826" }