Vaksinimi anti-COVID në Rusi, qytetarët dynden në spitale për ta marrë

Publikuar tek: bota, më 11:12 05-12-2020 Vaksinimi anti-COVID në Rusi, qytetarët dynden në spitale për ta marrë

Rusia është bërë vendi i parë në botë që nisi me vaksinimin anti-Covid të popullsisë.

Mijëra njerëz janë regjistruar tashmë për të marrë dozën e parë dhe dozën e dytë gjatë fundjavës, por është e paqartë se sa mund të prodhojë Rusia.

Prodhuesit pritet të bëjnë vetëm dy milion doza të vaksinës deri në fund të vitit.

Mediat e huaja shkruajnë se spitalet e Moskës janë mbingarkuar, pasi shumë qytetarë duan të vaksinohen.

Kryetari i Moskës Sergei Sobyanin, i cili njoftoi programin e vaksinimit, tha se të parët që do e marrin vaksinën janë ata që punojnë në shkolla në shëndetësi dhe punonjësit social.

Vaksina e Rusisë ‘Sputnik V’, u regjistrua në gusht. Zhvilluesit e saj thanë se është 95% efektiv dhe nuk shkakton efekte anësore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Joe Biden: Vaksinimi anti-Covid në SHBA nuk do të jetë i detyrueshëm
»
Article Logic
Execution time: 0.011332988739014
array(1) { ["section"]=> string(76) "vaksinimi-anti-covid-ne-rusi-qytetaret-dynden-ne-spitale-per-ta-marre-230257" }