‘Vaksinimi i personaliteteve’, Dritan Hila: Ia dha truri Edi Ramës dhe e vendosi, ka të drejtë të zgjedhë kush është personalitet ose jo

Publikuar tek: aktualitet, më 21:27 22-02-2021 ‘Vaksinimi i personaliteteve’, Dritan Hila: Ia dha truri Edi Ramës dhe e vendosi, ka të drejtë të zgjedhë kush është personalitet ose jo Dritan Hila

Vaksinimi i personaliteteve në Shqipëri ka bërë që të ndizet debati mes opozitës dhe maxhorancës, por edhe shoqërisë civile apo opinionit publik në rrjete sociale.

Sot në “open” kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se zgjidhen nga mjeku i familjes, ndërsa analisti Andi Bushati tha se mjeku i lagjes nuk mund të zgjedhë se kush është personalitet dhe kush jo, por vetëm kush është me sëmundje bashkëshoqëruese.

Nga ana tjetër gazetari Dritan Hila duke bërë dhe pak ironi, tha se ia dha truri Edi Ramës dhe e vendosi se kush do jetë personalitet.

Brataj: Unë kam pasur kontakte nga 4 VIP-a shqiptarë. Ju është bërë 80 vetave vaksina, mbi 80 vjeç. Dhe ishin 14 vetëm në Tiranë. Disa më kanë kontaktuar mua dhe nuk ishin të sigurtë ta bënin apo jo vaksinën.

Bushati: Ata janë kontaktuar si figura që kanë dhënë kontribut apo si...

Hila: Ja dha truri Edi Ramës dhe e vendosi...

Brataj: Janë kontaktuar shumë mbi 80 vjeç, jo vetëm personalitete, dhe janë në mëdyshje nëse duan të vaksinohen apo jo. Dhe na shohin ne në televizor dhe kujtojmë se dimë çdo gjë. Unë i thashë që nënën time 76-vjeçe në Vlorë do e vaksinoj. Çdo qytet ka listën e tij dhe kontaktohen personat mbi 80 vjeç. Ai mund të jetë 80 vjeç, mund të jetë personalitet, por mos harroni që mund të ketë dhe sëmundje bashkëshoqëruese.

Hila: Nëse Rama ka dashur që opozita të merret me këtë, ja ka arritur qëllimit.

Vasili: Ju Brataj thoni se këta personalitete janë zgjedhur nga mjekët e lagjes...

Brataj: Janë zgjedhur ata mbi 80 vjeç, me sëmundje bashkëshoqëruese...

Bushati: Aaaa

Hila: Ka të drejtë kryeministri të vlerësojë kush është personalitet, siç ka dhe presidenti tagër të jap dekorata. E ka tagër kryeministri, të jap pensione të veçanta po ashtu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A do të shtrëngohen masat në fundjavë? Përgjigjet ministrja Ogerta Manastirliu
Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha, gazetarja: Ka dyshime se kemi të bëjmë me një grup kriminal, Prokuroria ka heshtur në të gjitha rastet e lirimit të të dënuarve »
Article Logic
Execution time: 0.012860059738159
array(1) { ["section"]=> string(138) "vaksinimi-i-personaliteteve-dritan-hila-ia-dha-truri-edi-rames-dhe-e-vendosi-ka-te-drejte-te-zgjedhe-kush-eshte-personalitet-ose-jo-239835" }