Vaksinimi i personaliteteve, Panos Soko s’përmbahet: Edi Rama i hodhi si mish i gjallë në xhunglën e mërisë së publikut, do t’i përdorë në fushatë

Publikuar tek: politike, më 08:17 23-02-2021 Vaksinimi i personaliteteve, Panos Soko s’përmbahet: Edi Rama i hodhi si mish i gjallë në xhunglën e mërisë së publikut, do t’i përdorë në fushatë Pano Soko - Edi Rama

Pano Soko nga Nisma Thurje s’përmbahet ndaj Edi Ramës, kur flet për vaksinimin e personaliteteve, pasi sipas tij kryeministri i hodhi ata “si mish i gjallë në xhunglën e mërisë së një publiku të mllefosur nga prepotenca dhe mashtrimi.”

Soko shkruan se Rama “përfitoi” dhe i vaksinoi personalitetet të parët për t'i përdorur nesër si zëra publikë që do të mbështesin elektoralisht PS-në.

“Si një fëmijë që s'pyet sa e shtrenjtë është një gotë kristali, por e thyen thjesht për kēnaqësinë e zhurmës, ashtu dhe ky, thjesht për një manovër elektorale, përdori një moment dobësie dhe i ktheu ata njerëz, që vërtet kanë kontribuar për emancipimim e këtij vendi, ca "ish-gota kristali" që sot të gjithë i shohin me mllef dhe inat, si abuzues.. Çfarë fatkeqësie!! Sa turp...”, shkruan Pano SOko, ndër të tjera.

Shkrimi i plotë:

Vaksinën e bën i pari ai që ka më shumë nevojë. Dhe kush ka nevojë, e përcaktojnë vetëm mjekët.

Ndërhyrja e Kryeministrit në rradhën e vaksinimit, duke diskriminuar pozitivisht një grup njerëzish, tregon dy gjëra:

- E para që këtu nuk ka shtet, po ka një njeri të vetëm që vendos për çdo gjë, tashmë përtej tenderave, konçesioneve, ndan edhe rradhën e jetës apo të vdekjes, a thua i ka blerë vaksinat me lekët e veta dhe i ndan si i do qejfi atij. (po kjo dihej tashmë, s'është gjë e re...)

- E dyta, mesa duket këtu nuk ka një plan të sigurtë për vaksinim, pavarësisht propagandës, sepse nëse do të kishte një plan të sigurtë, s'kishte pse futeshin "pa rradhë" as personaliteti i shquar, as ai i pashquari, por të gjithë prisnin rradhēn. S'ka siguri te plani që futen ca pa rradhë, se përndryshe s'kishte pse t'u hapte ky debat absurd sot.

Gjithsesi, përtej absurdit të debatit që u hap, përtej deklarimeve të dëshpëruara të Skënder Bratajt që personalitetet që do vaksinohen i ka vendosur mjeku i familjes dhe jo Kryeministri; përtej konvencionit politik të Hilës nën moton e famshme rilindase "Është një gjë normale të vendosi Kryeministri kush vaksinohet i pari, e kemi parë dhe në filma", këtu ajo që la shenjë tek unë si individ ishte një gjë tjetër.

Ishte keqtrajtimi.

Edi Rama, i mori ato personalitet dhe pasi i shpaketoi nga mbështjella e tyre gjysëm hyjnore që ata kishin në sytë e publikut, pasi ua krruajti me sqepar dhe atë pak dinjitet që pensioni 50 mijë leksh iu kishte ruajtur, ashtu cullak, i hodhi si mish i gjallë në xhunglën e mërisë së një publiku të mllefosur nga prepotenca dhe mashtrimi. I zhveshi dhe i hodhi aty t'i shqyente publiku.

Dhe fatkeqësia është se  e bëri të gjithën, thjesht për t'i përdorur nesër si zëra publikë që do të mbështesin elektoralisht PS-në, në vazhdën e politikës së marketingut për këto zgjedhje që Rilindja ka nisur që më parë me personalitetet e artit që mbështesin Rilindjen.

Si një fëmijë që s'pyet sa e shtrenjtë është një gotë kristali, por e thyen thjesht për kēnaqësinë e zhurmës, ashtu dhe ky, thjesht për një manovër elektorale, përdori një moment dobësie dhe i ktheu ata njerëz, që vërtet kanë kontribuar për emancipimim e këtij vendi, ca "ish-gota kristali" që sot të gjithë i shohin me mllef dhe inat, si abuzues..

Çfarë fatkeqësie!! Sa turp...!!!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jorida Tabaku e bindur: Partia Demokratike merr 20 mandate në kryeqytet, Tirana do më nderojë mua si qytetare e vjetër
“Nuk do harrojmë”, Basha publikon videon: Në 8 vite Rama solli vetëm dështime e dëme të mëdha »
Article Logic
Execution time: 0.023954153060913
array(1) { ["section"]=> string(150) "vaksinimi-i-personaliteteve-panos-soko-s-permbahet-edi-rama-i-hodhi-si-mish-i-gjalle-ne-xhunglen-e-merise-se-publikut-do-t-i-perdore-ne-fushate-239867" }