Vaksinimi kundër gripit, Tritan Shehu: Qeveria nuk ka realizuar ndonjë mrekulli, 320 mijë doza janë shumë pak

Publikuar tek: aktualitet, më 20:50 30-09-2020 Vaksinimi kundër gripit, Tritan Shehu: Qeveria nuk ka realizuar ndonjë mrekulli, 320 mijë doza janë shumë pak

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ditën e sotme bëri me dije se ka filluar vaksimi kundër gripit.

Ndaj kësaj ka reaguar edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i cili u shpreh se prej sasia 320 mijë dozashjanë shumë pak.

Me anë të një postimi në ‘facebook’ Shehu shprehet se qeveria ka bërë një detyrë elementare dhe duhet të falenderojë opozitën që e kërkoi prej disa muajsh këtë gjë.

Ndër të tjera Shehu është shprehur se ministrja duhet të sqaroj origjinën e prodhimit të kësaj vaksine dhe nëse ajo është e çertifikuar në vendet e BE.

Njoftimi i plotë:

Mos hidhni fishekzjarre, Qeveria nuk ka realizuar ndonje mrekulli me ardhjen e nje sasie vaksinash Gripi!

Kjo eshte vetem nje pjese e kesaj detyre elementare te qeverise, vecanerisht ne kete periudhe epidemie.

Ne radhe te pare Qeveria duhet te falenderoje Opoziten qe ishim te paret prej disa muajsh duke kerkuar kete gje.

Nga ana tjeter jemi shume larg asaj qe duhet bere:

--Ministria e Shendetesise deklaron per fillimin e ardhjes me transhe te 320 mije dozave, gje qe se pari duhet te sqaroje se per sa kohe behet fjale deri ne realizimin e kesaj shifre.

--Se dyti insistimi i yne e nevojat e ketij viti te vecante kur menaxhimi anti Covid, gjendja e sistemit shendetesor e pasojat e kesaj jane ne nivele te rrezikeshme ne vendin tone, ishte e eshte sigurimi gratis i ketij vaksinimi per te gjithe popullesine, ashtu si po ndodh ne shumicen e vendeve te zhvilluara.

320 mije doza jane shume pak, edhe duke mos llogaritur diapazonin kohor te arritjes.

Kjo te con ne nje pyetje, po pjesa tjeter e popullesise cfare do te beje, do te lihet e zbuluar, kur dhe kerkesat nga qytetaret jane te medha?

--Se treti Ministria duhet te skjaroje origjinen e prodhimit te kesaj vaksine, te faktit nese ajo eshte e certifikuar ne vendet e BE dhe a mund te qarkulloje ne ata apo te tjere qe operojne nen EMA a FDA, sic ishte vitin e kaluar ne terresi e kete vit me ato ne ardhje per tregun tone privat?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010843992233276
array(1) { ["section"]=> string(113) "vaksinimi-kunder-gripit-tritan-shehu-qeveria-nuk-ka-realizuar-ndonje-mrekulli-320-mije-doza-jane-shume-pak-222262" }