'Vala e dytë e Covid-19'/ E pazakonta ndodh në Belgjikë, numri i të vdekurve e kalon atë të infektuarve në 24 orët e fundit (SHIFRAT)

Publikuar tek: bota, më 14:31 06-05-2020 'Vala e dytë e Covid-19'/ E pazakonta ndodh në Belgjikë, numri i të vdekurve e kalon atë të infektuarve në 24 orët e fundit (SHIFRAT)

Belgjika prej kohësh është konsideruar një pikë e kuqe në Europë, përsa i përket prekshmërisë nga koronavirusi, mirëpo së ditët e fundit pësoi rënie në numrin e viktimave.

Ndërkohë 24 orët e fundit kanë qenë fatale për Belgjikën. Teksa numri i infeksioneve të reja është 272, numri i viktimave në 24 orë është 323, duke e çuar në 8339 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura. Ndërkaq numri i të prekurve me covid-19 është 50.781.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 12.731 ndërsa ai i pacientëve në gjendje të rënduar është 646. Që nga fillimi i pandemisë, në Belgjikë janë bërë afro 500 mijë testime.

Pak më e qetë paraqitet situata në Holandë, me 36 viktima në 24 orë, 5204 në total. 232 të infektuar në 24 orët e fundit, 41.319 në total.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « BE propozim Asamblesë Botërore: Hetim të pavarur mbi origjinën e COVID-19
2.350 të vdekur gjatë 24 orëve, Trump planifikon  shpërbërjen e Task Forcës »
Article Logic
Execution time: 0.011600017547607
array(1) { ["section"]=> string(134) "vala-e-dyte-e-covid-19-e-pazakonta-ndodh-ne-belgjike-numri-i-te-vdekurve-e-kalon-ate-te-infektuarve-ne-24-oret-e-fundit-shifrat-205391" }