Vala e të nxehtit izolon Amerikën, mbi gjashtë të vdekur

Publikuar tek: bota, më 22:48 22-07-2019 Vala e të nxehtit izolon Amerikën, mbi gjashtë të vdekur Foto: Zeri i Amerikes

Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara ka përjetuar këto ditë një valë nxehtësie që ka shkaktuar të paktën gjashtë të vdekur.

Në të gjithë vendin, u anuluan aktivitetet në natyrë, si festivale, koncerte e ndeshje sportive. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat e larta, edhe pse nën 40 gradë, jepnin ndjesinë e të qënit 43 gradë Celsius e më tepër, për shkak të lagështirës.

Në mbarë Shtetet e Bashkuara njerëzit janë këshilluar të qëndrojnë brenda dhe t’i kushtojnë kujdes të veçantë të moshuarve.

Por metereologët kanë dhënë një lajm të mirë, një rrymë e ftohte ajri është duke ju afruar brigjeve lindore të vendit, duke sjellë pak fresk, por gjithashtu shira dhe stuhi që mund të shkaktojnë përmbytje. /VOA

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10604596138
array(1) { ["section"]=> string(62) "vala-e-te-nxehtit-izolon-ameriken-mbi-gjashte-te-vdekur-173027" }