Valbona Sakos nuk iu dha mandati, reagon Basha: Shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:51 17-07-2019 Valbona Sakos nuk iu dha mandati, reagon Basha: Shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë

Reagon kreu i PD, Lulzim Basha pas vendimit të gjykatës së Durrësit, e cila nuk i dha mandatin, kandidates fituese të PS, Valbona Sako.

Sipas Bashës ky vendim i dhënë nga gjyqtarja Mimoza Margjeka sjell shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë e gjyqtare që e kanë të shenjtë Kushtetutën dhe ligjin. 

"Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, të gjithë ata që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale", shkruan kryedemokrati mes të tjerash. 

Reagimi i Bashës:

Farsa e 30 qershorit ishte masakër e Kushtetutës, e ligjit dhe e standarteve. Dua të përshëndes vendimin e Gjykatës së Durrësit, i cili sjell shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë e gjyqtare që e kanë të shenjtë Kushtetutën dhe ligjin, se ka shërbyes civilë me kurajo dhe ndërgjegje që i shërbejnë shtetit të së drejtës dhe jo shtetit partiak.

Farsa e 30 qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës, përmes të cilit ai uzurpoi pushtetin vendor, por edhe KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve përfshi kolegjin zgjedhor. Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, të gjithë ata që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale.

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/nuk-i-dha-mandatin-valbona-sakos-zbardhet-vendimi-i-gjykates-se-durresit-dokumenti-172496

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024017095565796
array(1) { ["section"]=> string(88) "valbona-sakos-nuk-iu-dha-mandati-reagon-basha-shprese-se-ne-kete-vend-ka-gjyqtare-172499" }