Valdrin Pjetri ‘ia hedh pa u lagur’, Gjykata e Tiranës pushon hetimet për ish-kryebashkiakun socialist

Publikuar tek: aktualitet, më 12:41 02-12-2020 Valdrin Pjetri ‘ia hedh pa u lagur’, Gjykata e Tiranës pushon hetimet për ish-kryebashkiakun socialist Valdrin Pjetri

Ish-kryebashkiaku socialist i Shkodrës Valdrin Pjetri, nuk do të gjykohet dhe as hetohet më nga Prokuroria.

Mësohet se Gjykata e Tiranës ka pushuar hetimet për Pjetrin për akuzën e “Falsifikimit të formularëve”, me kërkesë të Prokurorisë. Sipas Prokurorisë, Valdrin Pjetri nuk mund të deklaronte problemet me drejtësinë italiane pasi vetë autoritetet atje ia kishin ndaluar atë.

Pjetri u mor i pandehur pasi Partia Demokratike publikoi disa dokumenta sipas të cilave thuhej se ish-kryebashkiaku i Shkodrës ishte dënuar në Itali. Pas hetimeve dhe mbërritjes së një letër-porosie nga Italia, akuzat për falsifikim dokumentesh dhe fshehje të të dhënave u provuan.

Kështu, fituesi socialist i zgjedhjeve në Shkodër dha dorëheqjen nga posti dhe nuk shkoi asnjë ditë në zyrën e kryebashkiakut. Në vend të tij, në Shkodër ka mbetur kryebashkiake Voltana Ademi, pasi institucionet përgjegjëse nuk kanë dekretuar zgjedhje të reja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fshehja e vdekjeve nga Covid-19, Kalo: S’ka asnjë ndërhyrje për ndryshimin e diagnozës apo shkakut të vdekjes
Shkatërrohet rrjeti i trafikut të kanabisit nga Shqipëria në Siçili, kapen 7 persona »
Article Logic
Execution time: 0.010417938232422
array(1) { ["section"]=> string(106) "valdrin-pjetri-ia-hedh-pa-u-lagur-gjykata-e-tiranes-pushon-hetimet-per-ish-kryebashkiakun-socialist-229893" }