Valë shkarkimesh te ALUIZNI, Gjonaj publikon shifrat: 46 punonjës të larguar nga puna...

Publikuar tek: barometri, më 07:48 16-04-2018 Valë shkarkimesh te ALUIZNI, Gjonaj publikon shifrat: 46 punonjës të larguar nga puna...

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një konferencë për shtyp lajmëroi se në 5 muaj janë marrë 91 masa nga të cilat 46 shkarkime të punonjësve nga zyrat e ALUIZNI-t, të cilët janë kapur me shkelje si dhe 29 masa disiplinore.

Ndërsa shtoi ajo është kërkuar edhe shkarkimi i 15 punonjësve të tjerë të administratës publike. Më tej Gjonaj u bëri thirrje qytetarëve të dërgojnë ankesat e tyre në portalin “Shqipëriaqëduam.al’.

“Sot dua të bëj me dije jo vetëm rezultatet e zgjidhjes së ankesave por edhe faktin e pastrimit të administratës. Për çdo ankesë është kryer një analizë e detajuar. Si rezultat 45 shkarkime të lajmëuar më parë u shtohen sot edhe 46 shkarkime të tjera të ALUIZNI-t. Është lajmëruar edhe shkarkimi i 15 punonjësve të tjerë. Për 29 punonjës të tjerë është marrë masa administrative vërjetje me shkrim. Kushdo që pengon ose bllokon për qëllime korruptive duhet të konsiderohet problemi ynë i përbashkët. Unë sot përsëris thirrjen për çdo qytetar që ndeshen me probleme të ndryshme për marrjen e dokumentave në zyrat e ALUIZNI-t por edhe çdo zyre tjetër të ankohen në portalin “Shqipëriaqëduam.al’”, tha ministrja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023090839385986
array(1) { ["section"]=> string(90) "vale-shkarkimesh-te-aluizni-gjonaj-publikon-shifrat-46-punonjes-te-larguar-nga-puna-117031" }