Festë me valle, duke valvitur flamurin e Partisë Demokratike në Kamëz. Kjo është ajo që na servirin videot e hedhur nga qytetarët në rrjetet sociale.
Një mbështetës i Xhelal Mziut, kandidatit të djathtë në Kamëz, feston fitoren e Mziut.
Mziu ka shpallur fitoren duke thënë se I falenderonte qytetarët që e kanë votuar.“Ishte një fitore shumë e mirëpritur jo vetëm nga unë, por edhe qytetarët e Kamzës. Falenderoj ata të Kamzës dhe Paskuqanit që më votuan. Jam i bindur që do ta bëjmë më konkuruese bashkinë. Jam mjaft i hapur për të gjetur shumë faktorë si qeveria, donator të huaj, për qytetin tone”, tha Mziu.