Valteri ‘presion’ për largim të deputetëve nga Kuvendi, Hajdari i del kundër: Ftesa e Ramës për opozitën e mirëpritur

Publikuar tek: politike, më 13:13 19-09-2019 Valteri ‘presion’ për largim të deputetëve nga Kuvendi, Hajdari i del kundër: Ftesa e Ramës për opozitën e mirëpritur

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar për ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog drejtuar krerëve të opozitës joparlamentare.

Ndryshe nga deputeti Halit Valteri, i cili deklaroi mbrëmë se nëse bëhet marrëveshje Rama-Basha, 35-të deputetët e opozitës së re do të largohen nga Parlamenti, Hajdari duket e mbështet dialogun.

Në një postim në Twitter, deputetja shkruan se ftesa për opozitën joparlamentare për dialog është e mirëpritur nga të gjitha palët.

“Rezoluta një zëri gati, Reforma Zgjedhore po merr rrugën e duhur. Ftesa për opozitën jashtë për dialog, e mirëpritur nga të gjitha palët. Kërkesat më në fund po gjejnë konsensus. Pak orë dhe ditë na ndajnë nëse politika do t’i përgjigjet po 90% të shqiptarëve për hapjen e negociatave...”, deklaron Hajdari.

hgjk.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.091152906417847
array(1) { ["section"]=> string(120) "valteri-presion-per-largim-te-deputeteve-nga-kuvendi-hajdari-i-del-kunder-ftesa-e-rames-per-opoziten-e-mirepritur-179017" }