Vandalizohet pista e kërcimit për së gjati në Tiranë, revoltohet atleti Smajlaj: E turpshme! Ti Bona qendro e qetë se...

Publikuar tek: sport, më 15:57 10-09-2020 Vandalizohet pista e kërcimit për së gjati në Tiranë, revoltohet atleti Smajlaj: E turpshme! Ti Bona qendro e qetë se...

Atleti i njohur Izmir Smajlaj sot është hasur me një surprizë të pakëndshme në kryeqytet.

Kampioni i kërcimit për së gjati në vendin tonë ka parë se pista në të cilën stërvitet është vandalizuar me bojëra. Një veprim i turpshëm që ka zhgënjyer pa masë atletin shqiptar.

bona.jpg

Përmes një postimi në rrjetet sociale i revoltuar ai tregon pistën e prishur ndërsa ironizon atë që ka bërë këtë akt të shëmtuar.

boja.jpg

“I zhgënjyer! Të zgjohesh me kënaqësinë sepse tashmë Tirana ka një pistë profesionale për kërcimin së gjati, e të shohësh që është shkatërruar me këto mbishkrime injorantesh, është fatkeqësi! Më vjen keq që vazhdojnë ende të tilla vandalizma, por ti “Bona” qëndro e qetë, do të gjendet fansi yt dhe do përballet me organet kompetente, se të tilla idiotësi nuk ecin para”, shkruan Smajlaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010223865509033
array(1) { ["section"]=> string(121) "vandalizohet-pista-e-kercimit-per-se-gjati-ne-tirane-revoltohet-atleti-smajlaj-e-turpshme-ti-bona-qendro-e-qete-se-219942" }