Vangjel Dule i shpall “luftë” Partisë Socialiste: Kandidimi im varet në varësi të lëvizjeve të PS, do jem aty ku vota ime maksimalizohet në funksion të koalicionit

Publikuar tek: politike, më 21:49 22-02-2021 Vangjel Dule i shpall “luftë” Partisë Socialiste: Kandidimi im varet në varësi të lëvizjeve të PS, do jem aty ku vota ime maksimalizohet në funksion të koalicionit Vangjel Dule

Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule është shprehur se pop ret lëvizjen e Partisë Socialiste për të vendosur qarkun se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai u shpreh në “Log” se Ps po kandidon e vetme për shkak se nuk ka asnjë aleat, ndërsa shtoi se politika që ka ndjekur kjo parti e ka tkurrur atë.

“Besoj se marrëveshja me PD është zgjidhur në shumicën e detajeve të veta. Akoma nuk është vendosur se ku do të jetë kandidatura ime konkrete. Ti shikojmë pak gjërat me radhë. Jemi duke diskutuar për themelet e një Kodi Zgjedhor.

Kemi dy kategori të ndryshme. Juve keni si prioritet lajmin, ndërsa zoti Mediu, unë, PD kërkojmë thelbin e çështjes. Ne nuk do shkojmë në një bashkëpunim vetëm për mbledhje votash.

PS nuk e ka zgjedhje të vetën që të kandidojë e vetme. Nuk ka asnjë aleat. E majta nuk është shuar. Kemi LSI, partinë Demokracia Sociale. PS me politikën që ka ndjekur është jo vetëm e izoluar, por duke u tkurrur. Nuk ka zgjidhje tjetër përveç kandidimit e vetme. Unë do të jem aty në varësi edhe të lëvizjeve të PS, aty ku kandidatura ime do të arrijë të maksimalizojë votat në funksion të koalicionit”, tha Dule.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sondazhi i Euronews Albania: Ministrja më e sulmuar nga opozita është më e vlerësuara nga qytetarët, në fund qëndrojnë ata “pa portofol”
Fatmir Mediu i jep fund dyshimeve: Marëveshja me Bashën do bëhet, nuk është hera e parë që e lëmë për në minutën e fundit »
Article Logic
Execution time: 0.012701988220215
array(1) { ["section"]=> string(166) "vangjel-dule-i-shpall-lufte-partise-socialiste-kandidimi-im-varet-ne-varesi-te-levizjeve-te-ps-do-jem-aty-ku-vota-ime-maksimalizohet-ne-funksion-te-koalicionit-239838" }