Vangjel Dule në krah të liderit të opozitës greke Micotaqis, çfarë u diskutua në takim (KËRKESA E GREQISË PËR PRONAT)

Publikuar tek: politike, më 09:48 19-05-2019 Vangjel Dule në krah të liderit të opozitës greke Micotaqis, çfarë u diskutua në takim (KËRKESA E GREQISË PËR PRONAT)

Lideri kryesor i opozitës greke Kyriakos Mitsotakis shprehu mbështetjen e tij të premten për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, në një takim me përfaqësuesit e këtij minoriteti në Athinë.

Siç shihet nga foto, delegacioni shqiptar drejtohej nga kreu i Partisë Bashkimi për të drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

Micotaqis tha se Shqipëria duhet të respektojë të drejtën e pronës për minoritetin dhe të heqë dorë nga e ashtuquajturi term “zona minoritare”, për të përmirësuar marrëdhëniet me Greqinë dhe të ecin përpara me hapjen e bisedimeve me Bashkimin evropian, raporton newsbomb.al duke iu referuar medias greke.

Shqipëria njeh grekë etnikë ata persona që jetojnë në “zona minoritare” në jug të vendit, ndërkohë që pretendohet nga Greqia se maxhoranca e tyre jeton jashtë këtyre zonave.

Micotaqis, në krye të Demokracisë së Re në Greqi, është akuzuar nga kryeministri Tsipras i SYRIZA’s për karakteristika autokracie në partinë e tij dhe kërkesën për të marrë pushtetin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021265983581543
array(1) { ["section"]=> string(121) "vangjel-dule-ne-krah-te-liderit-te-opozites-greke-micotaqis-cfare-u-diskutua-ne-takim-kerkesa-e-greqise-per-pronat-164846" }