Vangjush Dako mban fjalimin e fundit para durrsakëve: T'i tregojmë Saliut, Monikës e Lulit se mbështesim të ardhmen, ata nuk e pranojnë dot tradhtinë që...

Publikuar tek: politike, më 19:31 24-06-2019 Vangjush Dako mban fjalimin e fundit para durrsakëve: T'i tregojmë Saliut, Monikës e Lulit se mbështesim të ardhmen, ata nuk e pranojnë dot tradhtinë që...

Kryebashkiaku në ikje i Durrësit Vangjush Dako ka mbajtur pasditen e sotme fjalimin e fundit përpara qytetarëve t tij.

Pas tre mandatesh në drejtimin e qytetit bregdetar, Dako nuk kandidon më për kryetar duke i lënë vendin Valbona Sakos. Në takimin e PS në Durrës, për prezantimin e tre kanidatëve të bashkive të qarkut, Dako tha se socialistët duhet t'i tregojnë Sali Berishës, Monika Kryemadhit e Lulzim Bashës se ata mbështesin të ardhmen.

'Ata nuk e pranojnë dot që Durrësi nga një bastion i PD deri në 2009 është kthyer sot në bastion i PS. Ata nuk e pranojnë dot tradhtinë që i kianë bërë këtij qyteti.

Durrësi është zbukuruar, është transformuar gjatë mandatin tonë dhe me projektet tona. Fundjavën e kaluar nuk kishte dhoma hoteli bosh. Jam i sigurt që kjo punë do të vazhdojë edhe gjatë 4 viteve të ardhshme.

Do i tregojmë Saliut, Monikës e Lulit se Durrësi mbështet të ardhmen e jo fjalët. Do fitojmë sepse kemi në krye Edi Ramën', tha Dako.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.54120111465454
array(1) { ["section"]=> string(156) "vangjush-dako-mban-fjalimin-e-fundit-para-durrsakeve-t-i-tregojme-saliut-monikes-e-lulit-se-mbeshtesim-te-ardhmen-ata-nuk-e-pranojne-dot-tradhtine-qe-169584" }