VANGJUSH DAKO merr në dorë bashkinë e Durrësit, caktohet kryetar njeriu i vet (Kush është Zhulien Varfaj, në prokurori akuzohet për disa ÇËSHTJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:36 01-12-2019 VANGJUSH DAKO merr në dorë bashkinë e Durrësit, caktohet kryetar njeriu i vet (Kush është Zhulien Varfaj, në prokurori akuzohet për disa ÇËSHTJE) Vangjush Dako (m) dhe Zhyljen Varfaj (d)

Zhulien Varfaj, nënkryetar i Bashkisë së Durrësit do të marrë detyrën e kryetarit deri kur të shpallen zgjedhjet e parakohshme në këtë qytet. Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të qytetit të Durrësit, këshill i mbledhur në kushtet e emergjencës pas dorëheqjes së kryetares Valbona Sako.

Ndërkohë që ka dhënë dorëheqjen edhe nënkryetarja e bashkisë së Durrësit Etleva Kondi, e emëruar në detyrë vetëm dy muaj më parë dhe e propozuar nga ish-kryetarja Valbona Sako.

Zhulien Varfaj nuk është një emër i panjohur për durrsakët dhe për mediat gjithashtu. Ai është nomeklaturë përzgjedhjeje nga ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Varfaj, ka qenë nënkryetar i Bashkisë edhe në kohën kur Dako ishte kryetar bashkie.

Me ikjen edhe të nënkryetares së emëruar në detyrë nga Sako, kjo do të thotë se Vangjush Dako merr në kontroll edhe njëherë Bashkinë e Durrësit.

Zhulien Varfaj është një person që deri tani ka disa cështje në organin e akuzës, në hetim nga prokuroria.

Varfaj është nënkryetar i Bashkisë së Durrësit prej 12 vitesh, duke qenë krahu i djathtë i Vangjush Dakos

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076611042022705
array(1) { ["section"]=> string(148) "vangjush-dako-merr-ne-dore-bashkine-e-durresit-caktohet-kryetar-njeriu-i-vet-kush-eshte-zhulien-varfaj-ne-prokurori-akuzohet-per-disa-ceshtje-187994" }