VAR-i, kartoni i kuq dhe Barcelona 'SHKËRMOQIN' Juventusin, United pa frena, fiton edhe Dortmund (REZULTATET E PLOTA)

Publikuar tek: sport, më 23:07 28-10-2020 VAR-i, kartoni i kuq dhe Barcelona 'SHKËRMOQIN' Juventusin, United pa frena, fiton edhe Dortmund (REZULTATET E PLOTA) Juve-Barça në aksion

Surpriza dhe lumë golash në mbrëmjen e sotme të UEFA Champions League. Barcelona mposhti 2-0 Juventusin, që këtë herë duhet të ‘qajë’ edhe vendimet e VAR-it.  

Tre gola të anuluar, të gjithë me të njëjtin autor, Alvaro Morata demoralizuan torinezët, të cilët nuk gjetën forcë për t’i marrë të paktën një pikë Messit me shokë.

Argjentinasi sigloi rezultatin përfundimtar me një penallti në frymën e fundit, ndërkohë goli i avantazhit u shënua nga Ousmane Dembele. Juventus e mbylli me 10 futbollistë takimin , pas daljes me të kuq të Demiral. 

Manchester United shkatërroi me “manita”, 5-0 RB Leipzig. Autorët e golave Grenwood,  Martial dhe Rashford, i cili erdhi nga stoli për të shënuar tripletë.

Në takimet tjera, Dortmund fitoi 2-0 përballë Zenit, Sevilla mposhti 1-0 Rennes, ndërkohë që Club Brugge-Lazio u mbyll 1-1 dhe Ferencvaros-Dinamo Kiev 2-2.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çelsi dhe PSG marrin fitoret e para, dëmtohet Neymar
»
Article Logic
Execution time: 0.011245965957642
array(1) { ["section"]=> string(117) "var-i-kartoni-i-kuq-dhe-barcelona-shkermoqin-juventusin-united-pa-frena-fiton-edhe-dortmund-rezultatet-e-plota-225571" }