Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë pjse e ‘Fundjavë Ndryshe’. Ata u gjetën pranë një familjeje e cila jetonte në kushte ekstreme varfërie në Kashar.
Përpos varfërisë kryefamiljari ishte diagnostikuar me kancer ndërsa e zonja e shtëpisë kishte 3 fëmijë të vegjël për të rritur.
Xhensila nuk i përballoi dot emocionet dhe është përlotur përpara kësaj gjendjeje.
Në fotot e publikuara nga “Fundjavë Ndryshe” Xhensila dhe Besi shihen teksa dhurojnë ndihma dhe dhurata për familjen në nevojë. Ndërsa kjo nuk është hera e parë që çifti bën një verpim të tillë pasi ata edhe më herët kanë bërë akte të ndryshme bamirësie.