25 vjeçari që vuante dënimin në burgun e Fierit, tentoi t’i jepte fund jetës duke u varur me çarçaf në qelinë e tij. Mirëpo fatmirësisht gardianët e kanë parë në kohë dhe e kanë dërguar në spital, ndonëse ndodhet në rrezik për jetën.
Mësohet se Marlind Ymeraj është dënuar me burg pasi i ka marrë çantën një vajze 24 vjeçe në rrugën “Sokrat Miho” që në 2015-tën. Akoma nuk dihet shkaku që e ka çuar të riun që tentojë vetëvrasjen.