Varroset e gjallë nga ariu, 55-vjeçarja shpëton në mënyrë të pabesueshme

Publikuar tek: bota, më 18:41 14-05-2015 Varroset e gjallë nga ariu, 55-vjeçarja shpëton në mënyrë të pabesueshme

Kjo nënë do të ketë një histori të pabesueshme për t’u treguar fëmijëve. Ajo u sulmua nga një ari, i cili më pas e varrosi të gjallë duke menduar ta ruante për ushqim më vonë. Natalya Pasternak, 55 vjeçe, ishte në pyll me një mik, kur qeni i tyre nisë të lehë duke i paralajmëruar për praninë e ariut.

Por, ishte shumë vonë për të vrapuar. Miku i saj ia doli të largohej dhe të lajmëronte autoritetet. Ekipi kërkues i policisë e gjeti atë të mbuluar me dhe dhe gjethe në mal në rajonin Amu, në lindjen e largët të Rusisë.

Ariu ka menduar se gruaja ka vdekur dhe e ka varrosur për të fshehur prenë për ta pasur për ushqim më vonë. Ariu u qëllua dhe u vra në momentin që u përpoq të sulmonte policinë. Natalya ishte “gjallë dhe e vetëdijshme” por “në një tronditje të thellë”. Ajo ndodhet në spital dhe gjendja e saj përshkruhet si “e rëndë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.053810119628906
array(1) { ["section"]=> string(65) "varroset-e-gjalle-nga-ariu-55-vjecarja-shpeton-per-mrekulli-11182" }