Vasili: Banorët e Marinzës do të shpërblehen 100%, Bankers do mbajë përgjegjësi

Publikuar tek: aktualitet, më 15:13 07-04-2015 Vasili: Banorët e Marinzës do të shpërblehen 100%, Bankers do mbajë përgjegjësi Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili dhe deputeti Robert Bitri thanë pas inspektimit në zonën e Marinzës se banorët do të shpërblehen në masën 100%.

Vasili dhe Bitri panë sot nga afër puset në zonën e Marinzës në Fier të administruara nga kompania “Bankers Petrolum” dhe Vasili u shpreh që kompania do të mbajë përgjegjësi të plotë për këtë dëm.  “Banorët e Marinzës u përballën me një katastrofë të vërtetë dhe në momentin që flasim banorët nuk dinë ende se si do të dëmshpërblehen. Sigurisht, banorët duhet të dëmshpërblehen në masën 100% për dëmet që i janë shkaktuar. Kompania “Bankers Petroleum” do të mbajë përgjegjësi të rëndë për këtë katastrofë”, - tha z. Vasili.

Deputeti i LSI-së Bitri shprehu nga ana e tij shqetësimin për vonesën e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për zbardhjen e çështjes, ndërsa Vasili i kërkoi kësaj ministrie përgatititjen e planit për të ardhmen e zonës. “Ministria e Energjisë dhe Industrisë është e vonuar në zbardhjen e situatës. Ne do të këmbëngulim në zbardhjen e së vërtetës, pasi duhet transparencë e plotë. Ministria e Energjisë dhe Industrisë duhet të përgatisë planin për të ardhmen e kësaj zone”, tha Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Vasili.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bankers i përgjigjet Braçes: Kemi qenë transparentë. Keni përfituar 500 milionë $ nga ne
Mbledhje “sekrete” e AMA me 5 operatorë, hije dyshimi për dhënien e licensave »
Article Logic
Execution time: 0.01193904876709
array(1) { ["section"]=> string(81) "vasili-banoret-e-marinzes-do-te-shperblehen-100-bankers-do-mbaje-pergjegjesi-8066" }