Vasili ironizon Ramën për situatën nga Covid: Kur del djalë e rrëmben vetë, kur del vajzë ta le në prehër

Publikuar tek: politike, më 21:55 12-07-2020 Vasili ironizon Ramën për situatën nga Covid: Kur del djalë e rrëmben vetë, kur del vajzë ta le në prehër Petrit Vasili

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ironizon kryeministrin Edi Rama për situatën e krijuar nga Covid-19 në vendin tonë.

Vasili e quan Ramën “anti-test” dhe “anti-maskë” dhe thotë se është zhdukur që pas përkeqësimit të situatës.

Postimi i plotë i Vasilit në Facebook:

Pandemia kërkon Edin!!

Kryeministri i përditshëm i pandemisë në FB në TV në Twiter, ka humbur!

Ku është Edi kryepidemiologu, kryeinfeksionisti dhe kryestatististicieni i pandemisë?

Ku u zhduk kryestrategjisti që i tregoi vendin OBSH?

Ku është tribuni antitestim dhe antimaskë?

Ku është kampioni që e nxori Shqipërinë të parën ne botë?

Është fshehur siç e ka zanat.

Është shejtan i madh Edi.

Gjithmonë kur del djalë e rrëmben vetë Edi, ndersa kur del vajzë ta lë në prehër siç po jua lë tani ekspertëve të pandemisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096049308776855
array(1) { ["section"]=> string(110) "vasili-ironizon-ramen-per-situaten-nga-covid-kur-del-djale-e-rremben-vete-kur-del-vajze-ta-le-ne-preher-213656" }