Vasili nuk përmbahet ndaj Lleshajt: Kam pyetje për ministrin kriminel

Publikuar tek: politike, më 14:14 14-04-2019 Vasili nuk përmbahet ndaj Lleshajt: Kam pyetje për ministrin kriminel

Ish kreu i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili me tone të ashpra iu drejtua ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, madje duke e cilësuar atë kriminel.

Vasili dënoi dhunën ndaj fotografit Arben Dajçi, si dhe të gazetarëve.

Më tej ish deputeti u shpreh se gjatë protestës u fikën dritat për të krijuar skenare dhe ende nuk ka filmime për djegien e makinës.

"Kam një pyetje për ministrin kriminel që drejton ministrinë e Brendshme. Kush e dhunoi fortgrafin Arben Dajci? Përsëri kam një pyetje tjetër për këtë kriminel. Si pas asjnë shkak gazetarët me dhjetëra u goditën me ujë me gaz, vetëm e vetëm nga frika se do evidentonin të vërteta të mëdha? Kush e çirrte gërmasin, një polic kriminel që që bënte thirrje të ndalonin qytetarët, ku para sheshit nuk kishte ansjë qytetar. Sot policia e kriminalizuar, ka ndaluar dhjetëra protestues. Ku i gjeti provat, ku i gjeti filmimet? Për aktin terrorist të djegies së makinës nuk ka prova, nuk ka filmime, ndërsa për këta protestues ka prova. Kush i fiku dritat për të provokuar dhe krijuar skenare? Ndërkohë, të tërë horrat që vodhën 10 mln euro, as ata nuk arrestohen, por nuk fillojnë dot as hetim. Qeveria që jeton mes horrave ka vdekur si qeverisje e këtij vendi dhe ne nuk do bëjmë asnjë hap pas. Do të përgjigjen një për një. Koha është shumë e afërtë të gjithë t'i bëjnë llogaritë mirë", u shpreh Vasili.   

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066258907318115
array(1) { ["section"]=> string(75) "vasili-nuk-permbahet-ndaj-lleshajt-kam-pyetje-per-ministrin-kriminel-160399" }